Kam kaluar një shtatzëni të vështirë, bashkëshortja e Sinan Hoxhës zbulon problemet pas lindjes së fëmijës së dytë

Kam kaluar një shtatzëni të vështirë, bashkëshortja e Sinan Hoxhës zbulon problemet pas lindjes së fëmijës së dytë

Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani, ka folur së fundmi për ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Ayan. Ajo ka treguar gjatë një bisede virtuale me ndjekësit ën Intsagram mbrëmjen e djeshme, se lindja nuk ka qenë natyrale dhe se ka pasur shumë vështirësi.
“Për fat të keq me operacion (kam lindur), pasiqë ishte tre herë i lidhur me kordon rreth qafës”, zbuloi Destani.


E pyetur nëse lindja ka qenë e vështirë, Andrra tha: “E përjetova shumë keq, por për një javë e mora veten”.

Djali i parë i Andrrës dhe Sinanit, Ansi, ka lidnur në Gjermani, ndërsa Ayan në Tiranë, prandaj ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë arsyen.

“Kam kaluar një shtatzëni me regjim shtrati, Ansi në kopsht, kohë pandemie. Të gjitha nga pak dhe prandaj vendosëm që të lindë në Tiranë”, shpjegoi bashkëshortja e këngëtarit.

Andrra zbuloi gjithashtus e ende nuk është rikthyer totalisht në formë pas lidnjes, pasi i duhet të heqë edhe plot dhjetë kilogramë.

TAGS