Kaci e bën si “kukull” Leonoren, vëmendje merr veshja e saj

Kaci e bën si “kukull” Leonoren, vëmendje merr  veshja e saj

Leonora Jakupi, është kthyer nga pushimi që ishte disa ditë.

Këngëtarja nga Drencia, ditët e nxehta i kaloi në bregdetin turk,ku për adhuruesit e saj ka treguar pak nga përditshmëria, shkruan ORAinfo.

Tani, ajo është kthyer në Kosovë dhe po e vazhdon jetën e saj me angazhimet. Gjithsesi, ajo kujdeset shumë për pamjen e saj dhe mundohet që gjithmonë të jetë shumë natyrale.

Së fundmi, Leonora ka shkuar te frizeri ku ka bërë një rregullim që nga flokët e deri në grim. Në bazë të fotove, duket se Kaci e ka bërë si loçkë Leonorën.

E vëmendje merr natyrisht edhe veshja e saj, ku si gjithmonë është unike./ORAinfo/

TAGS