Juventusi pas Umtitit

Juventusi pas Umtitit

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është në radarin e Juventusit, raporton Mundo Deportivo.

Bianconeri është duke e shikuar francezin 27 vjeçar si zëvendësues të mundshëm të Giorgio Chiellinit, që është duke shkuar drejt fundit të karrierës së tij, transmeton KOHA.

E përveç tij Juventusi në listën e transferimeve ka edhe Sokratis Papastathopoulosin, Nikola Milenkoviqin dhe David Alaban.