Juventusi kryen detyrën, shënon edhe Cristiano Ronaldo

Juventusi kryen detyrën, shënon edhe Cristiano Ronaldo

Juve kryen detyrën, shënon edhe Ronaldo.

Juventusi e ka mposhtur 3-0 Spezian.

Realizuan Morata, Chiesa dhe Ronaldo. Tani Juve ka 49 pikë, 7 më pak se lideri, Interi.

Juventusi e ka rikuperuar ndeshjen e mbetur me Spezian. Zonja e Vjetër e bëri këtë duke i arkëtuar pikët e plota, për të ngushtuar diferencën me pikë me rivalët, Interin dhe Milanin.

Juve e mundi 3-0 Spezian me golat e Alvaro Moratas në minutën e 65’, Federico Chiesas në atë të 71-të, derisa Cristiano Ronaldo realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0 në min e 88’.

Vlen të përmendet se Wojciech Szczesny, portieri i Juves, priti një penallti në minutën e 96′.

Me këtë fitore nga kjo ndeshje e mbetur, Juve ka shkuar në kuotën e 49 pikëve në vendin e tretë, tri më pak se Milani dhe shtatë më pak se Interi.

TAGS