Juventusi gati të rikthejë në shtëpi yllin e PSG-së

Juventusi gati të rikthejë në shtëpi yllin e PSG-së

Juventusi ka hyrë në merkato me objektiva të qarta. Drejtuesit bardhezi do të tentojnë riblerjen e Moize Ken i cili është duke shkëlqyer në rradhët e PSG-së.

Nga klubi torinez sulmuesi italian u shit për shifrën 30 milionë euro për tek skuadra e Evertonit të Karlo Ançelotit e cila e ka lënë në huazim tek skuadra pariziene, dhe vlera tani është rritur në 50 milionë euro.

Ideja e Juventusit është që të provojë kartën Rabio, të cilit i pëlqen Ançelotit dhe do t’i lejonte klubit piemontez kursimin e një page prej 7 milionë eurosh të mesfushorit francez.

Nëse me Rabio nuk do të kryet si operacion, atëherë sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Ken mund të shkëmbehet me Demiral që edhe turku vlerësohet me çmimin 50 milionë euro.