Juventus transferon yllin francez në ditët e fundit të merkatos

Juventus transferon yllin francez në ditët e fundit të merkatos

Bisedimet kanë filluar, Juventus transferon yllin francez në ditët e fundit të merkatos.

Biankonerët kanë gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Juventus synon transferimin e Houssem Aouar nga Lyoni para mbylljes së merkatos.

Mediat italiane dhe franceze, raportojnë se Zonja e Vjetër ka nisur bisedimet me Lyonin.

Klubi francez ka kërkuar 55 milionë euro për ta lënë të lirë Aouarin, ndërsa Juventus dëshiron huazimin e tij për 18 muaj me obligim blerjeje për 40 milionë euro.

Marrëveshja duket e vështirë për tu arritur, mirëpo drejtuesit e të dy klubeve po punojnë për të gjetur një zgjidhje.

TAGS