Juventus siguron blerjen 40 milionëshe

Juventus siguron blerjen 40 milionëshe

Juventus siguron blerjen 40 milionëshe.

Skuadra e Juventusit është pranë zyrtarizimit të një blerje që kanë qysh prej verës së kaluar që po kërkojnë ta sigurojnë.

Zonjën e Vjetër e ndali kriza ekonomike që të arrinte një transferim të tillë gjatë verës së kaluar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Lyon, Houssem Aouar i cili ka kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga skuadra franceze.

Aaron Ramsey pritet që të largohet këtë verë për të krijuar hapësirën e duhur për ardhjen e talentit francez.

Aouar si shenjë proteste nuk është duke u shfaqur në stërvitjet e skuadrës.

Zonjës së Vjetër një transferim i tillë pritet që ti kushtojë rreth 40 milionë euro, para këto që do të vijnë nga shitjet e disa futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës.

TAGS