Juventus në krizë të madhe, raporton humbje prej 190.7 milionë euro

Juventus në krizë të madhe, raporton humbje prej 190.7 milionë euro

Juventusi raporton humbje prej 190.7 milionë euro.

Juventusi do ta mbyllë vitin financiar 2020/2021 me humbje prej 190.7 milionë eurosh, më shumë se dyfishi i shumës nga edicioni i kaluar.

Efekti i pandemisë vazhdoi të ketë ndikim në të hyrat e Zonjës së Vjetër në edicioni e kaluar, si edhe eliminimi i hershëm (1/8 e finales) nga Liga e Kampionëve.

Duke u bazuar në shifrat e publikuara nga kompania mëmë e Juvez, Exor, Calcio e Finanza ka kalkuluar se Juventusi do të humbë 190.7 milionë euro në vitin financiar 2020/2021.

Në vitin e kaluar financiar, 2019/2020, humbjet e Bianconerëve ishin 89.7 milionë euro që do të thotë se këtë herë është dyfish më shumë.

Juventusi është ndër klubet e pakta në Itali që ka stadiumin e vet, prandaj ka më së shumti të ardhura nga shitja e biletave, gjë që është goditur rëndë nga pandemia.

Madje edhe tash, stadiumet janë të hapura vetëm me 50 për qind të kapacitetit, ndërsa mund të hyjnë vetëm tifozët që e dëshmojnë statusin e tyre të COVID-it.

TAGS