Juventus në aksion, po synon transferimin e yllit të Barcelonës

Juventus në aksion, po synon transferimin e yllit të Barcelonës

Garës për ta transferuar futbollistin e Barcelonës, Ousmane Dembele i është futur edhe gjiganti italian, Juventusi, ka raportuar të martën “calciomercato”.

Sulmuesi francez është ende duke biseduar për vazhdim të kontratës që i skadon me Barcelonën në verën e vitit 2022.

Ai është në shënjestër të shumë klubeve të mëdha të Evropës, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Demebele 23-vjeçar me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, ndërsa këtë edicion në 37 paraqitje ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

TAGS