Juventus merr lajmin katastrofal, futbollisti më i mirë humb sezonin

Juventus merr lajmin katastrofal, futbollisti më i mirë humb sezonin

Juventus në shok: Futbollisti më i mirë përfundon sezonin.

Fitorja e Juventusit kundër skuadrës së Romës me përmbysje ishte diçka e jashtëzakonshme.

Skuadra e Massimiliano Allegrit arriti që të triumfojë nga 1:3 në 4:3 ku këto 3 pikë ishin shumë të rëndësishme për ecurinë në kampionat.

Por kjo fitore e rëndësishme u pagua me një çmim të rëndë nga Zonja e Vjetër.

Federico Chiesa e ka përfunduar sezonin. Ai këputi ligamentet e gjurit dhe do të mungojë plot 6 muaj.

Mediat italiane bënë të ditur që Dejan Kuluseveski nuk do të shitet gjatë këtij janari dhe se shumë shpejt do të mësojmë nëse Biankonerët do të sjellin ndonjë emër të ri këtë janar.