Juventus gjen zëvendësuesin e Moratas

Juventus gjen zëvendësuesin e Moratas

Juventus është duke kërkuar për një sulmues të qendrës gjatë merkatos së janarit dhe emra të shumtë janë përmendur nga njerëz pranë klubit.

2020 përfundoi në mënyrën më të keqe për Zonjën e Vjetër dhe janari mund të jetë muaji i shpresës për ta rikthyer skuadrën në binarët e duhur.

Olivier Giroud po përflitet më së shumti si sulmuesi që mund të zërë vendin e Moratas.

Kjo gjë duket shumë e mundur të ndodhë duke pasur parasysh përvojën që ai ka mirëpo edhe dëshirën e klubit dhe të tij që të largohet nga Londra gjatë muajit janar ku ai dëshiron shumë një transferim në Serie A tek Juve.

TAGS