Juventus duhet t’i shesë disa nga yjet, shkak humbjet nga pandemia

Juventus duhet t’i shesë disa nga yjet, shkak humbjet nga pandemia

Nga humbjet financiare shkaku i COVID-19, Juventus i duhet të shesë disa nga yjet.

Pandemia i ka prekur shumë financiarisht klubet e futbollit, ku humbjet janë në shifra kolosale pasi të gjitha aktivitet sportive u ndaluan për një kohë të gjatë, njofton Insajderi.

Një ndër këto klube është dhe Juventusi, e cila siç raportojnë mediat italiane e ka mbyllur 6 mujorshin e parë të vitit 2021 me plot 113 milionë euro humbje. Sipas rregullave të UEFA-s tani ekipit ‘bardhezi’ i duhet të rikuperojë 100 milionë euro deri në 30 qershor në mënyrë që të rregullojë bilancin e klubit.

“Corriere dello Sport” shkruan se tashmë Juventusi është e detyruar të sakrifikojë shumë yje të ekipit ku nuk përjashtohet dalja në merkato dhe e prurjeve të reja si Wiston McKennie. Dhe pse u ble përfundimisht nga Schalke, McKennie me shumë mundësi do të nxirret në merkato nga drejtuesit ‘bardhezi’.

Alex Sandro, Douglas Costa, De Sciglio, Dybala, Demiral, Rabiot, Bernardeschi të gjithë do të jenë në merkato. Vetëm dy lojtarë cilësohen si të paprekshëm, mbrojtësi De Ligt dhe sulmuesi i ri Dejan Kulusevski. Një revolucion i madh ky në skuadrën juventine, e cila këtë vit ka pasur shumë luhatje në lojë ashtu dhe në objektivat e saj.

TAGS