Jurgen Klopp flet për mungesat, tregon se a do të rikthehet Shaqiri

Jurgen Klopp flet për mungesat, tregon se a do të rikthehet Shaqiri

Jurgen Klopp ka folur për mungesat në ekipin e tij.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Thiago Alcantara nuk do të rikthehet për ndeshjen ndaj Ëest Bromëich Albion, ndërsa Xherdan Shaqiri dhe James Milner janë të gatshëm për këtë ndeshje.

Thiago Alcantara është rikthyer në stërvitje, por që nuk duket ende i gatshëm për të zhvilluar ndeshje.

“Thiago ka bërë hapa drejt rikthimit, por nuk është ende i gatshëm. Pas një kohe të gjatë, nuk mundemi ta nxitojmë atë”, tha ai.

“Djemtë e tjerë janë më afër rikthimit, Shaqiri u stërvit dhe Milner pati një seancë të plotë stërvitore. Kemi prapë dy ditë kohë që të shohim e të vendosim”, tha Jurgen Klopp, transmeton lajmi.net.

Përpos Shaqirit dhe Milner, edhe Alex Oxlade-Chamberlain do të jetë i gatshëm për lojë pas një kohe tepër të gjatë jashtë fushave të blerta.

Liverpool ka pasur probleme me lëndime këtë sezon, ku 19 lojtarë ishin të lënduar gjithsej, por tani duket se ditë të mira po vijnë për “The Reds” pasi që shumica e lojtarëve janë në rikuperim e sipër.

TAGS