Junuzaj te Barcelona?- Ky është lajmi i fundit

Junuzaj te Barcelona?- Ky është lajmi i fundit

E konfirmon gazetari spanjoll: Barcelona vihet seriozisht pas Januzajt.

Futbollisti belg me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj mund të transferohet te Barcelona, në janar ose më së largu në verë.

Sulmuesi shqiptar është bërë një objektiv i gjigantit katalunas që dëshiron transferimin e tij.

Januzaj është pjesë e Sociedadit që nga vera e vitit 2017 dhe ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin bask.

26-vjeçari nga Istogu pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez dhe ai mund të transferohet në Camp Nou.

Ka qenë gazetari spanjoll Lluis Canut që në një emision mbrëmë ka thënë se Barcelona ka filluar ta vlerësojë seriozisht mundësinë e transferimit të Januzajt, transmeton telegrafi.

Reprezentuesi i Belgjikës në verë mbetet lojtar i lirë, por sipas Canut nuk përjashtohet që Barcelona të tentojë transferimin e tij edhe në janar.

Januzaj këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Sociedadin ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Gjithsesi gjiganti katalunas do të tentojë fillimisht që ta marrë në janar kosovarin në mënyrë që t’i shmanget konkurrencës së madhe që pritet të jetë në verë për Januzajn.