“Ju nuk jeni kurrë si ne, shkoni e merreni titullin me Ballshin”, Erjon Braçe thumbon Tiranën pas barazimit në derbi

“Ju nuk jeni kurrë si ne, shkoni e merreni titullin me Ballshin”, Erjon Braçe thumbon Tiranën pas barazimit në derbi

Pas derbit të mbyllur mes Partizanit dhe Tiranës në shifrat 1-1, ka reaguar zëvendëskryeministri, Erjon Braçe.



Përmes një postimi në “Instagram”, Braçe, i cili është njëkohësisht edhe mbështetësi i flaktë i Partizanit, ka thumbuar Tiranën. Duke i kujtuar mënyrën sesi e fitoi Partizani titullin në sezonin e vjetshëm, në një përballje derbi që e shpalli kampion, ndërsa bardhebluve i’u risjell në vëmendje edhe ndeshjen ndaj Ballshit.

“Tani ikni dhe merreni titullin atje ku u parapagua basti”. Braçe ka pasur pakënaqësi edhe me Sormanin, duke thënë se nuk e meriton Partizanin, pasi nuk kishte frikë nga Koronavirusi, por nga rezultati që do të prodhonte derbi.

Postimi i plotë

JU NUK DO JENI KURRE SI NE!

TANI SHKONI E MERRNI TITULLIN TUAJ ME BALLSHIN, ATY KU PARAPAGOI BASTI JUAJ!

A e mbani mend?

E morrem titullin duke ju mundur ju,

ne shtepine tuaj, me nder e dinjitet,

duke u ngjitur shume lart!

Ju kurre nuk do arrini kete!

As ne fushe, as ne shtepi,

madje madje as ne statistikat e yllit tuaj,

tamam atij qe ju numeron gjate fashizmit, ju shuan pastaj dhe,

ju numeron perseri keto 30 vitet e fundit;

A jane 100 vite keto?

Vec keshtu ju dilni fitues!

Si thate?

1 pike sot ishte si 3 pike!

Zgjohuni! Eshte ndryshe!

5 lojtare te semure, te munguar,

nje ekip nen shokun e semundjes,

por kurre nuk u ankuam,

nuk refuzuam, nuk ikem,

qendruam, luftuam deri ne fund!

#KYESHTEPARTIZANI

#KYESHTEKARAKTERI

Tani dy fjale me shume;

Kurre, po kurre nuk ka ndodhur qe #PARTIZANIN ta braktise kush ne mes te betejes! Kurre!

E braktisen tre te huaj qe jane trajtuar ketu, ne kete vend, ne kete shtepi,

jo si punetore nen kontrate,

por si miq nen zakonin me te mire te shqiptarit-shtepia ime eshte shtepia ë mikut!

ATA NUK E MERITOJNE ME PARTIZANIN!

Nuk iken prej semundjes,

nuk braktisen betejen nga frika e infektimit;

Kujtohuni, keta e nisen stervitjen ende pa u hapur vendi nga karatina plotesisht.

I TREMBI DERBI!

I TREMBI REZULTATI I TIJ!

Iken pa provuar, pa luftuar, pa besuar tek #PARTIZANI!

Ndaj nuk e meritojne #Partizanin,

nuk i meritojne keta djem!

TAGS