“Ju a po talleni me ne?”, zbulohet arsyeja pse u thye raporti ndërmjet Barcelonës dhe Leo Messit

“Ju a po talleni me ne?”, zbulohet arsyeja pse u thye raporti ndërmjet Barcelonës dhe Leo Messit

Kapitulli i Lionel Messit ka përfunduar në Barcelonë. Argjentinasi po afrohet gjithnjë e më shumë një marrëveshjeje me Paris Saint-Germain pas largimit nga “Camp Nou”, dhe detajet e asaj që shkoi keq kanë filluar të dalin në publik.


Pavarësisht se një marrëveshje ishte arritur mes Messit dhe klubit para disa javësh, dhe zgjatja e kontratës së tij dukej e nënshkruar, klubi katalanas konfirmoi të enjten se ai nuk do të vazhdonte me ta në sezonin 2021/22, përcjellë KosovaPress.

Tani, “El Chiringuito” sjellë disa detaje se si shkuan gjërat. Leo dhe Jorge Messi – babai dhe agjenti i lojtarit mbërritën në Barcelonë me qëllim të nënshkrimit të rinovimit të kontratës, për të cilin ai kishte rënë dakord të merrte një ulje të pagës prej 40 përqind.

Kur mbërritën dhe u takuan me klubin, megjithatë, kishte një surprizë tjetër që i priste. Barcelona kërkoi sakrifica të tjera nga ana e Messit dhe donte që ai të ulte pagën e tij deri 70 për qind, jo 40 për qind të rënë dakord paraprakisht. Kjo e la Jorge Messin të frustruar dhe ai nuk u përmbajt në fjalët e tij ndaj Rafael Yuste, i ngarkuar për negocimin e kontratës së Messit.

“Po talleni men?”, thuhet se shpërtheu Jorge “Nuk bëhet fjalë për paratë, sepse djali im tashmë bëri një sakrificë për të ulur pagën e tij. Ne kemi negociuar për dy muaj dhe po e zyrtarizojmë rinovimin nesër [të premten].

Më pas akuza e babait të Messit është drejtuar tek presidenti Joao Laporta duke i thënë se e ka përdorur djalin e tij për t’i fituar zgjedhjet për president të klubit.

TAGS