Jonida Vokshi tregon se si arriti të shtonte vetëm 5 kilogram gjatë shtatëzënisë

Jonida Vokshi tregon se si arriti të shtonte vetëm 5 kilogram gjatë shtatëzënisë

Shtatëzënia është e ëmbël dhe një periudhë mjaft e shënuar në jetën e një femre, mirëpo kur mbaron, shpesh kilogramët ngelen, dhe kjo kthehet në një shqetësim për të gjithë mamatë e reja.



Jonida Vokshi, e ftuar në emisioni ‘Rudina’ sapo ndezi një dritë jeshilë në jetën e çdo nëne.

Moderatorja, para pak kohësh u bë nënë për herë të parë por kjo është shumë e vështirë për tu besuar nëse shohim linjat e saj trupore.

Jonida tregoi disa sekrete dhe këshilla për të gjithë vajzat që do te bëhën nëna.

“Fati im ishte se unë jam marrë shumë me stërvitje para shtatzënisë, ndërkohë që ditën që mora vesh që jam shtatzënë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë në synimet e mia që të ruaj një peshë gjatë apo pas shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe doja vetëm që unë dhe Emi të ishim mirë. Ushqehesha sipas këshillave të doktoreshës dhe kisha një dietë ushqimore shumë të shëndetshme.

Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qefet e mia për të ngrënë ndonjë akullore apo pite që bën vjehrra, por dija si ta balancoja me ushqim të shëndetshëm më pas.”- tregoi ajo.

Jonida tregoi se gjatë shtatëzënisë kishte marrë vetëm 5 kilogram. Por, të mos harrojmë dhe faktorin ‘Gen’, një tregues shumë i rëndësishëm për çdo femër, që me sa duket në këtë rast e ka ndihmuar Jonidën.

TAGS