“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi”, ja ç’shkruante blogerja e njohur para se aksidenti t’i merrte jetën

“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi”, ja ç’shkruante blogerja e njohur para se aksidenti t’i merrte jetën

Blogerja e njohur braziliane, Julia Hennessy Cayuela ka ndërruar jetë në moshën 22 vjeçare, si pasojë e një aksidenti. Blogerja e ndjerë po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Daniel Cayuela, në momentin kur u aksidentuan me motorr në Brazil.


22-vjeçarja ndërroi jetë pasi motoçikleta e saj u godit nga një kamion që po parakalonte.

“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi – unë, ti dhe rruga. Ëndrrat e tua janë të miat”, shkruante Julia në postimin e saj të  fundit në Instagram.

Ngaqë ajo publikoi këtë shkrim në të njëjtën ditë me aksidentin, disa ndjekës e konsideruan postimin e saj të fundit një parandjenjë të ngjarjes fatale.

Sipas gazetës braziliane “O Tempo”, Julia pësoi arrest kardiak dhe si pasojë ndërroi jetë.

“Ne ishim në shtëpinë tonë, unë dhe gruaja ime, nëna e Julia-s, kur spitali na thirri. Ne u nisëm menjëherë dhe në mesnatë, ishim në Curitiba. Ajo vdiq rreth orës 1:00 të mëngjesit”, tha Jerônimo Onofre, njerku i 22-vjeçares së ndjerë.

Bashkëshorti i saj, Daniel u dërgua gjithashtu në një spital lokal, ku ai iu nënshtrua një operacioni në shpatull.

“Daniel është në shoket, duke qarë shumë, duke mos besuar se çfarë ka ndodhur. Ata ishin shumë të bashkuar dhe të dashuruar,” tha Onofre për G1.

TAGS