Jennifer Lopez bëhet bashkë me ish të dashurin Diddy për të mbledhur fonde kundër Covid-19

Jennifer Lopez bëhet bashkë me ish të dashurin Diddy për të mbledhur fonde kundër Covid-19

Ylli i muzikes e cila aktualisht është e fejuar me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, mori pjesë në një transmetim të veçantë në Instagram, i cili kishte për qëllim të mblidhte të ardhura për organizatën “Direct Relief”, shoqata që mbështet punonjësit shëndetësorë në SHBA.





Në videon e transmetuar live, reperi i famshëm Diddy iu drejtuar çiftit, Jlo dhe Arod, me fjalët: “Hej, ju dua shumë dhe mezi pres të takohemi sërish. Zoti ju bekoftë, thjesht ju dua shumë!”

Lopez e cila gjatë viteve ’90 kishte qenë në lidhje dy vjeçare me Diddyn, i ishte përgjigjur reperit: “Të duam! E vlerësojmë shumë punën që po bën, dhe duam ta shfrytëzojmë këtë rast për të shpërndarë dashuri për publikun në mbarë botën, nga familja jonë tek familjet tuaja.”

Më pas, treshja e famshme e showbizit filloi të vallëzojë salsa, duke i argëtuar tej mase publikun që po i ndiqte në këtë transmetim live në Instagram.

TAGS