James Rodriguez merr vendimin për të ardhmen e tij

James Rodriguez merr vendimin për të ardhmen e tij

James Rodriguez është i vendosur të largohet nga Bayern Munich.

Anësori kolumbian po kalon ditët e fundit si lojtar i skuadrës gjermane, Bayern Munich.

Sipas medieve në Spanjë, 27 vjeçari është i pakënaqur me trajnerin e Bayern Munich, Niko Kovaç, duke bërë që bavarezët të mos tentojnë transferimin e përhershëm të tij nga Real Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.

James i është bashkuar kampionëve të Bundesligës në vitin 2017 me një huazim dy vjeçar, kur kjo skuadër drejtohej nga Carlo Ancelotti.

Ish lojtari i Monacos dhe Portos, do të rikthehet te Real Madrid, por nuk është se në të kaluarën ka pasur raporte të mira me trajnerin Zinedine Zidane.

Qëndrimi i tij në Bernabeu do të jetë një pikëpyetje e madhe, dhe një largim i menjëhershëm nuk përjashtohet./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS