“Jam mirë, por vetëm erërat s’i ndjej”, këngëtari shqiptar infektohet me koronavirus

“Jam mirë, por vetëm erërat s’i ndjej”, këngëtari shqiptar infektohet me koronavirus

Shkelzen Jetishi, këngëtari i njohur i muzikës popullore nga Kosova, ka rezultuar pozitiv me korronavirus. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka bërë të ditur lajmin për Gazetën Blic duke thënë se gjendja shëndetësore e tij aktulisht është mirë, por ka humbur nuhatjen. Ai është vetë izoluar.



“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vetëizolim”, – tha Jetishi.

Kujtojmë se gjatë muajit mars, Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë se Gjakovës, pasi ka dalë nga shtëpia duke shkelur rregullat e karantinës që ishin vendosur asokohe nga autoritetet vendase.

 

TAGS