Ja nga kush varet transferimi i Xhakës te Hertha Berlin

20:10 | 31 Dhjetor 2019
20:10 | 31 Dhjetor 2019
Granit Xhaka është pajtuar që t’i bashkohet Hertha Berlinit.
‘The Independent’ raporton se Granit Xhaka është gati për të lëvizur në drejtim të Hertha Berlin, përcjell lajmi.net.
Por, kalimi i tij do të varet nga trajneri i ri, Mikel Arteta, aprovimi i të cilit duhet dhënë për finalizimin e këtij transferimi.
Hertha është pajtuar të huazojë Xhakën deri në fund të sezonit, dhe të realizojë një transferim të përhershëm në fund të sezonit për 33 milionë euro./Lajmi.net/