Ja arsyet se pse duhet të hani mandarina çdo ditë

Ja arsyet se pse duhet të hani mandarina çdo ditë

Pse duhet të hani mandarina çdo ditë.

Të gjitha agrumet janë me të vërtetë të shëndetshme për zemrën.

Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim, shkruan “AgroWeb”.

Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë.

Nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.

Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

Vitaminë C për përthithjen e hekurit

Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj.

Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.

Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut.

Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën./agroweb/

TAGS