Ivan Gazidis: Jemi klubi i pestë më i ndjekur, Milani meriton stadiumin më të mirë në botë

Ivan Gazidis: Jemi klubi i pestë më i ndjekur, Milani meriton stadiumin më të mirë në botë

Ivan Gazidis ka pretenduar që Milani është klubi i pestë më i ndjekur në botë, por ka shtuar se madhësia e biznesit të tyre është shumë më e vogël se e katër të parëve, duke shtuar që Rossonerët meritojnë stadiumin më të mirë në botë.

Drejtori i Përgjithshëm i Rossonerëve foli gjatë Samitit të Uebit 2020 më 3 dhjetor.

“Pyetja themelore është marka, Milani është klubi i pestë më i ndjekur në botë, një shenjë që marka Milan është e njohur kudo”, ka thënë fillimisht Gazidis.

“Madhësia e biznesit tonë është shumë më e vogël se katër të parët për momentin dhe kjo përfaqëson një mundësi të shkëlqyeshme në drejtim të rritjes së mundshme”.

Si Milani ashtu edhe Interi janë duke punuar në projektin e një stadiumi të ri.

“Milani meriton stadiumin më të mirë në botë dhe ne do të përpiqemi t’ua japim tifozëve atë”.

Tifozët e Milanit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Është një projekt emocionues, ku loja do të mbetet elementi kryesor, si dhe bashkëveprimi njerëzor, përvoja e drejtpërdrejtë. Projektet dixhitale nuk do të ndikojnë në këtë proces”.

“Ne bëjmë gjithçka për të siguruar që Milani të ketë një pjesë të rëndësishme në dialogun me UEFA-n dhe FIFA-n, por edhe me Lega Serie A. Ne kemi një ndikim të konsiderueshëm, fjala Milan ende numëron shumë në futbollin e fushës”, përfundoi ai.