“Italia ka hequr dorë nga futbolli mbrojtës”, Ahmataj: Danimarka? Deri këtu ishte rrugëtimi i tyre

“Italia ka hequr dorë nga futbolli mbrojtës”, Ahmataj: Danimarka? Deri këtu ishte rrugëtimi i tyre

I ftuar në emisionin ‘’EUROMANIA’’ të moderatores Enxhi Biba në ‘’News 24’’, trajneri i njohur Juljan Ahmataj analizoi sfidën e Anglisë ndaj Danimarkës dhe gjithashtu komentoi dhe stilin e ri të lojës së Italisë.


”Fakti që Italia hoqi dorë nga loja ofensive do të thotë shumë. Imponuan kundërshtarët të dalin nga gjenetika e tyre, dhe vuri kundërshtarin në vështirësi. Humbjet e rasteve ndaj tyre janë më shumë nga presioni i lojtarëve pasi e kanë shumë të vështirë të çajnë mbrojtjen, pas fitores me Spanjën, Italia do të jetë dhe më e fortë dhe në ndër favoritet kryesore.

Kompeticioni është i tillë që mund të jesh skuadër shumë e mirë, por një gabim të kthen në shtëpi. Duhet përqendrim. Anglia është skaudër që luan futboll të mirë, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve që ka.

Me Skocinë bëri ndeshje të dobët me vetëm 1 gjuajte në portë, por është brenda pritëshmërive. E rëndësishme për anglezët është të kalojnë Danimarkën dhe të arrijnë finalen, nuk do merret kush me lojën. Danimarka e ka humbur liderin e saj dhe ky është një avantazh me shumë për Anglinë, duhet të bëjnë detyrën dhe të fitojnë. Danimarka është skuadër me eksperiencë pasi e ka fituar një herë Europianin dhe di si të sillet me skuadrat e mëdha, besoj se deri këtu do të jetë rrugëtimi i tyre, pasi Anglia e ka kualitetin ta kalojë”.

TAGS