Ishte duke intervistuar fansat, gazetarja kapet nga të pasmet

Ishte duke intervistuar fansat, gazetarja kapet nga të pasmet

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, jashtë stadiumit Castellani, në ndeshjen Empoli- Fiorentina e cila përfundoi 2-1. Gazetarja Greta Beçaglia është fyer dhe ngacmuar teksa ishte drejtpërdrejt në televizion, dhe po përpiqej të intervistonte disa fansa.Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës:


Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot “episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave”. Urdhri rajonal gjithashtu ” shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beçagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës, Giampaolo Marchini.