Ish lojtari i Man City tregon çfarë mund ta ndal skuadrën e Guardiolas në garën për titull

Ish lojtari i Man City tregon çfarë mund ta ndal skuadrën e Guardiolas në garën për titull

Ish lojtari i Man City tregon çfarë mund ta ndal skuadrën e Guardiolas në garën për titull

Qendër mbrojtësi i pensionuar i cili ishte paraqitur me skuadrën e Manchester City, beson se ka vetëm një gjë që mund ta ndal skuadrën në rrugën drejt titullit.

Richard Dunne, beson se nuk ka mbetur ndonjë kundërshtar i denjë për të ndalur ‘Citizens’ në rrugën e tyre për titullin.

Megjithatë, Dunne mendon se vetëkënaqësia është ajo që mund ta pengojë këtë super skuadër që të fitojë kampionatin.

“Vetëkënaqësia është e vetmja gjë që mund ta ndal Manchester City që të bëhet kampion i Premierligës këstë sezon” ka shkruar Dunne në “Irish Independent”, transmeton lajmi.net.

“Ata mund të kenë më shumë vetëbesim sesa duhet dhe të ndihem sikur kanë kryer punët para kohe. Por, unë nuk e shoh këtë të ndodh. Nuk shoh Burnley, Leicester dhe Brighton si të denjë për të penguar ata që të shënojnë” ka thënë tutje ish qendër mbrojtësi.

Richard Dunne kishte regjistruar 296 paraqitje me skuadrën e Manchester City mes viteve 2000 dhe 2009, gjatë së cilës kohë kishte pasur edhe 80 paraqitje për Republikën e Irlandës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS