Ish-konkurrenti i Përputhen pëson aksident të rëndë! Dalin detajet e para nga ngjarja

Ish-konkurrenti i Përputhen pëson aksident të rëndë! Dalin detajet e para nga ngjarja

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Argjendi Rraci, ka pësuar një aksident të rëndë ditën e sotme.


Ai po udhëtonte nga Kosova për në Tiranë, pasi kishte një intervistë në emisionin “Breaking” në Top News.Burime për Top News dhe Gazeta Shqip kanë thënë se aksidenti ka qenë tepër fatal, ku për pak sa nuk ka humbur jetën.

“Siç isha më së miri duke i dhënë makinës fillon dhe merr drejtim anash. Se dija çpo ndodhte veç tmerrohesha se përplasej sa në një anë sa në anën tjetër të rrugës. Më vonë u konstatua se goma e makinës para kishte dal nga vendi”, ka thënë Argjendi për Gazeta Shqip, duke shtuar se ka qëlluar me fat që ka shpëtuar.

Argjendi ka thënë më tej se ka lëndime në trup, por jo shumë të rënda, por shton se është frikësuar shumë.

“Për pak sekonda pashë vdekjen me sy. Ishte vërtetë shumë keq”, ka thënë Argjendi.

TAGS