Ish-deputetja serbe: Çdokush nga Kosova duhet të krenohet me Dua Lipën

Ish-deputetja serbe: Çdokush nga Kosova duhet të krenohet me Dua Lipën

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar, duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës”. Kështu është shprehur ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç për këngëtaren me famë botërore.



Përmes një postim në “Twitter” ish-deputetja shprehet se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin dhe jo ta ndajë. “Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Kujtojmë se reagimi i Trajkoviç vjen pasi këngëtarja e famshm me origjinë shqiptare ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.

TAGS