Pirro Bearti është larguar që disa ditë nga Big Brother VIP Albania.
Ai ka treguar se hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte një nga eksperiencat me të mira në jetë.
Bearti gjatë qëndrimit brenda ka pasur një shoqëri më të mirë me Luizin – ku ka ndarë edhe një mesazh.
Beati tha se arriti që në shtëpinë e Big Brother VIP të gjejë mënyrën e zgjuar për të vendosur orën dhe për të pasur edhe një sens orientimi rreth kohës, një gjë kjo që arriti të mbahej sekret mes Luizit dhe Nitës.
“Unë e dija që mikrovalat zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja një mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin orë. Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura.
E kisha me gabim çerek ore, 20 minuta sepse nuk e dija fiks por e kisha të paktën një orar. Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa ato e kuptuan dhe ata . Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh”.