IPKO sjell ndeshjet më të mëdha të kualifikimeve të Evropianit, nuk mungojnë as Kosova e Shqipëria

Platforma më e madhe televizive në Kosovë – IPKO, krahas ligave më të forta evropiane, sjell edhe ndeshjet më të mëdha të kualifikimeve të Evropianit 2020

IPKO përmes kanaleve të Super Sportit këto ditë po i transmeton ndeshjet më të mëdha kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020.

Maratona e këtyre ndeshjeve ka nisur qysh të enjten, me ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, të cilën e transmetoi IPKO përmes Super Sport Kosova 1, për të vazhduar të premten me ndeshjen Shqipëri – Turqi, po ashtu në Super Sport Kosova 1.

Më pas vazhdoi me ndeshjet Angli – Republika Çeke (SSK2) e Moldavi – Francë (SSK3), gjithashtu të premten.

Ndërkaq, të shtunën IPKO transmetoi dy ndeshje: Spanja – Norvegjia (SSK1) e Italia – Finlanda (SSK2).

Të dielën i transmetoi dy ndeshje tjera: Holanda – Gjermania (SSK1) e Sllovenia – Maqedonia (SSK2).

Ndërsa, sonte dhe nesër mbrëma IPKO sjell ndeshje tjera interesante, përfshirë këtu ato të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kualifikimet e Evropianit 2020

E hënë

20.45 Kosovë – Bullgari (SSK1)

20.45 Andorrë – Shqipëri (SSK2)

E martë

20.45 Zvicër – Danimarkë (SSK1)

20.45 Itali – Lihtenshtajn (SSK2)

20.45 Norvegji – Suedi (SSK3)

TAGS