Interi në “gjah”, po transferon supër dyshen në janar

Interi në “gjah”, po transferon supër dyshen në janar

Inter dëshiron dyshen e Sassuolos në merkaton e janarit

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi ka hapur bisedimet me Sassuolo për të nënshkruar me Gianluca Scamacca dhe Davide Frattesi.

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta është një adhurues prej kohësh i dyshes dhe po ashtu po i ndjek ata prej disa muajsh, përcjell GazetaBlic Sport.

Marotta kërkoi informacion për yjet italiane gjatë një takimi të fundit me Giovanni Carnevali në selinë e ‘Lega Serie A’.

Nerazzurrët mund t’i nënshkruajnë lojtarët vetëm në huazim me një opsion ose detyrim për të blerë, por Sassuolo nuk dëshiron t’i shesë ata në janar dhe do të konsideronte vetëm një shitje të përhershme në verë.

Sassuolo e vlerëson Scamacca-n në 40 milionë euro, ndërsa nuk ka një çmim të saktë për Frattesi.

Interi po monitoron gjithashtu qendërmbrojtësin e Empolit, Mattia Viti. 19-vjeçari ka luajtur shtatë ndeshje në Serie A këtë sezon dhe Interi beson se ai mund të bëhet ‘Alessandro Bastoni i ardhshëm’ i cili iu bashkua Nerazzurrëve në 2017 nga Atalanta.