Interi hyn në garë për transferimin e yllit të madh

Interi hyn në garë për transferimin e yllit të madh

Interi së fundmi zhvilloi bisedime eksploruese në lidhje me një lëvizje të mundshme për yllin e Salzburgut, Karim Adeyemi.

Këtë e bën të ditur La Gazzetta dello Sport sot, e cila konfirmon paksa atë që u raportua në mediat jashtë vendit. Ata pretendojnë se Interi së fundmi ka biseduar me agjentin e Adeyemi – Solomon Thomas. Ylli i Salzburgut është dikush për të cilin flet gjysma e Evropës, thuhet në raport,përcjell ORAinfo.

Ndërsa ata biseduan me agjentin e lojtarit, raporti thotë se takimi ishte vetëm eksplorues dhe nuk u zhvilluan bisedime konkrete për transferimin e sulmuesit.

Interi ka antenat e tij të ngritura, por ata e dinë se do të jetë një garë e vështirë, sepse shumë klube të mëdha evropiane po shikojnë gjithashtu gjermanin./ORAinfo/