Interi e do me çdo kusht Dybalan – ky është plani i “çmendur” për transferimin e tij

Interi e do me çdo kusht Dybalan – ky është plani i “çmendur” për transferimin e tij

Interi e ka seriozisht për Dybalan.

Interi është shumë i interesuar për nënshkrimin e Paulo Dybalas si një transferim i lirë dhe ata kanë hapur bisedimet me agjentin e tij Jorge Antun.

Sulmuesi argjentinas 28-vjeçar duket se është i destinuar të largohet nga Juventusi në fund të sezonit pasi nuk arriti të binte dakord për rinovimin e kontratës me klubin. Ai ka bërë 274 paraqitje për Bianconerët që nga ardhja e tij në vitin 2015 dhe largimi i tij do të ishte një goditje e madhe për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili tashmë nuk ka shumë opsione sulmuese.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, CEO i Interit, Beppe Marotta, foli në telefon me agjentin e Dybala, Antun së fundmi për të diskutuar një marrëveshje të mundshme. Agjenti pritet të mbërrijë në Itali në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit dhe ka të ngjarë që ai të takohet me Nerazzurrët.

Largimet e Arturo Vidal dhe Matias Vecino i garantojnë Interit rreth 16 milionë euro bruto në kursime, duke i lejuar ata të bëjnë një ofertë të majme për Dybala. Klubi milanez do t’i ofronte sulmuesit argjentinas të njëjtën pagë që merrte dikur Christian Eriksen: 7.5 milionë euro neto në sezon për pesë vjet plus shtesa të lidhura me objektivat, si dhe një bonus të madh nënshkrimi.

Dybala aktualisht fiton 7.3 milionë euro neto në sezon me Juventusin, megjithëse ata i ofruan 8 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë për sezon në tetor. Tottenham dhe Barcelona janë gjithashtu të prirur për nënshkrimin e tij, kështu që Interi do të duhet të punojë shumë për të bindur 28-vjeçarin.