Inter vazhdon me fitore, Roma zhgënjen

Inter vazhdon me fitore, Roma zhgënjen

Fiton Interi, gabon Roma.

Inter ka marrë pikët e plota në sfidën e fundit për vitin 2021, derisa Roma ka gabuar në shtëpi.

Interi e ka mbyllur vitin 2021 me fitore dhe si lider në Serie A.

Të besuarit e Simone Inzaghit triumfuan 1-0 në sfidën e fundit për këtë vit në shtëpi, kundër Torinos.

Golin e tri pikëve e shënoi Denzel Dumfries.

Në sfidën tjetër, Roma ka gabuar në shtëpi duke barazuar 1-1 me Sampdorian.

Ky dështim vjen pas dy fitoreve me radhë për ekipin e Jose Mourinhos, që e mbylli vitin në një mënyrë jo të mirë.

Golat u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht Shomurodov e kaloi Romën në epërsi në minutën e 82-të, derisa barazoi Gabbiadini në minutën e 80’.