Inter – Sanchez, gjithçka pranë finalizimit

19:24 | 27 Gusht 2019
19:24 | 27 Gusht 2019
Alexis Sanchez është shumë afër kompletimit të marrëveshjes me Inter për t’u huazuar për një sezon, sipas Corrire della Serra.
Anësori kilian është përfolur se do largohet nga Manchester United, pasi nuk po arrin të kthehet në formën e dikurshme.
Andaj trajneri i Inter, Antonio Conte, ka qenë fans i madh i tij që prej kohësh kur Sanchez luante te Arsenali, transmeton lajmi.net.
Ai do të kalojë si huazim në Serie A, ku klubi zikaltër do paguajë 5 milionë euro dhe gjysmën e pagës.
Interi ka bërë lëvizje për Sanchez pas huazimit të Joao Mario te Lokomotiv Moska. /Lajmi.net/