Inter identifikon zëvendësuesin e Contes

Inter identifikon zëvendësuesin e Contes

Interi i ka sytë kah Allegri.

“Nerazzurri” e shohin trajnerin italian si pasardhës ideal të Antonio Contes në Milano

Interi është duke menduar qysh tash për pasardhësin e Antonio Contes.

Trajnerit italian po i rrezikohet pozita pas humbjes në derbi nga Milani dhe pas barazimit ndaj Borussia Monchengladbachut në Ligën e Kampionëve.

Prandaj, mediumi “Libero” shkruan se “Nerazzurri” i kanë hedhur sytë kah Massimiliano Allegri.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit shihet si pasardhës ideal i Contes, e ardhmja e së cilit në “San Siro” është në dyshim.

Zikaltrit prisnin rezultate më të mira nga Conte.

Allegri nga ana e tij gjatë verës pëlqehej nga Chelsea e Barcelona, ndërsa tash shihet si kandidat potencial për ta marrë në dorë Interin.

TAGS