Inter i bën dhuratë Contes yllin 50 milionësh të Serie A

Inter i bën dhuratë Contes yllin 50 milionësh të Serie A

Conte e kërkoi, Inter transferon yllin e Serie A për 50 milionë euro.

Nga mediat spanjolle ka dalë lajmi që Inter është gati për të investuar hiç më pas se 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e Fabian Ruiz të Napolit i cili pritet të largohet nga kjo skuadër gjatë kësaj vere.

Deri një vit më herët Napoli kërkonte 70-80 milionë euro për shërbimet e tij mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe napolitanët janë të kënaqur me 50 milionë euro për të.

Ruiz kërkohet nga shumë skuadra të mëdha duke përfshirë Juventusin, Barcelonën dhe Real Madrid mirëpo Inter nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe në këtë garë.

Conte i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që dëshiron transferimin e spanjollit me çdo kusht gjatë kësaj vere.

TAGS