Inter godet sërish në merkato, sulmuesi argjentinas zbarkon në Milano dhe pritet vetëm zyrtarizimi

Inter godet sërish në merkato, sulmuesi argjentinas zbarkon në Milano dhe pritet vetëm zyrtarizimi

Pas blerjeve të Dumfries dhe Dzekos, Inter është drejt zyrtarizimit të lojtarit të radhës në merkato. Joaquin Correa sapo ka zbarkuar në Milano për tu bërë zyrtarisht pjesë e Interit.


Sulmuesi argjentinas do të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratë për t’iu bashkuar sërish ish-trajnerit Simone Inzaghi që e transferoi te Lazio.

Nga ky operacion bardhekalrit do të sigurojnë 31 milionë euro dhe jo 40 sa pretendonte Lotito. Shkak për këtë u bë këmbëngulja e Interit, dhe Tare e Sarri që punuan për të bindur Lotiton të lërë të lirë lojtarin, pasi në kohë të tilla 30 milionë euro nuk janë pak.

TAGS