Inter e siguron super transferimin e parë për afatin e janarit

Inter e siguron super transferimin e parë për afatin e janarit

Andre Onana do të nënshkruajë kontratën e tij për t’u bërë lojtar i Inter.

Portieri i Ajax Amsterdam do të pajtohet për marrëveshjen me Inter gjatë muajit janar, por për t’u bashkuar me ‘Zikaltrit’ në qershor të vitit 2022, si lojtar i lirë.

Marrëveshja mes palëve nuk ka qenë asnjëherë në dyshim, përcjell lajmi.

Inter nuk ka nevojë për negociata me Ajax.

Pra, marrëveshja mes Inter dhe Onana është vetëm çështje kohe.

Kontrata pritet të nënshkruhet së shpejti.

Barcelona shihej si alternativë për Onana, por tani nuk është më si opsion.

Ai do t’i bashkohet Interit në sezonin 2022/23.