Inter arrin marrëveshje me yllin e madh

Inter arrin marrëveshje me yllin e madh

Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur.

Interi është favorit për ta siguruar transferin e Papu Gomez nga Atalanta, me raportet e fundit që thonë se marrëveshja bazë me lojtarin është arritur, por klubet duhet që të negociojnë

Gomez ka stërvitur ndarazi nga tërë skuadra në Bergamo, duke treguar që edhe pas pushimit të Krishtlindjeve problemet mes Gomez dhe Gian Piero Gasperinit nuk janë zgjidhur.

Përderisa Milan, Roma, Mapoli dhe disa klube të MLS janë interesuar për të, Interi mbetet favorit.

Sipas Corriere dello Sport, zikaltërit e dëshirojnë atë për çmimin e duhur, i cili është më pak se 15 milionë euro.

FCInterNeës po ashtu raporton që Gomez ka arritur marrëveshje personale me Inter, një kontratë që do ta mbajë atë deri me 2023 në San Siro kurse ai do të përfitonte 2.5 milionë euro pagë për sezon, por dy klubet ende janë shumë larg arritjes se një marrëveshje.

Paratë mund të fitohen duke shitur Andrea Pinamonti, derisa lojtari i akademisë Gaetano Oristano mund të përfshihet në marrëveshje.

TAGS