Infektohet me koronavirus Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Infektohet me koronavirus Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmohet pozitiv me koronavirus.



Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka nisur karantinën e detyrueshme. Mësohet se ditën e sotme Sejko nuk ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur online me shkollën ekonomike të Londrës.

Po sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.