Imazhet mbresëlënëse të sërfistëve, duke lëvizur nëpër valët masive (Foto)

Nikon Surf Photo ka shfaqur edhe këtë vit, imazhet më të mira, që si temë kanë sërfin.

Fotografët që vijnë kryesisht nga Australia, kanë marrë pjesë në këtë konkurs me fotografitë ku i shfaqin surfistët, duke lëvizur nëpër valët masive në bregdete të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Kriter për të marrë pjesë në grupin finalist, është që pamjet të jenë sa më dramatike, të ketë kompozicion, inovacion dhe kreativitet.

Juria e përbërë nga njohës të fotografisë dhe entuziastëve të sërfit, kanë përzgjedhur disa si më të mirat e vitit 2018, ndërsa më dy prill do të shpallen fituesit e imazheve më mbresëlënëse. /Telegrafi/

TAGS