‘Iliçiç ka zgjedhur Milanin’, vjen lajmi i fundit nga e ardhmja e yllit të Atalanta-s

‘Iliçiç ka zgjedhur Milanin’, vjen lajmi i fundit nga e ardhmja e yllit të Atalanta-s

Në muajt e fundit, Josip Iliçiç i ka shprehur hapur drejtuesve të Atalanta-s se ai do të donte një ndryshim të ekipit, veçanërisht duke zgjedhur Milan.

Por janë drejtuesit e klubit milanez që nuk kanë ngjall ndonjë interesim të madh për lojtarin.

Madje sipas La Gazzetta dello Sport, interesimi i drejtuesve të Milan vetëm sa është zbehur për lojtarin slloven.

Lojtari po stërvitet në Zingonia, i vetëdijshëm se e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër.

Është e mundur që një zgjidhje të gjendet vetëm në gusht. Ndoshta në huazim, mbase te Milani apo një klub tjetër italian. /ORAinfo/

TAGS