Ibrahimovic zgjedh formacionin më të mirë në histori të futbollit

Ibrahimovic zgjedh formacionin më të mirë në histori të futbollit

Ibrahimovic zgjedh formacionin më të mirë në histori të futbollit, befason me përzgjedhjen duke lënë jashtë tij Messin e Ronaldon.

Zlatan Ibrahimovic është njëri nga lojtarët më unik që njeh bota e futbollit.

Sulmuesi suedez shpesh herë bëhet viral në media dhe rrjetet sociale me deklaratat e fuqishme që i jep.

Së fundmi ai për mediat suedeze ka zbuluar edhe formacionin më të mirë të mirë në histori të futbollit, por duke lënë jashtë tij vetën.

Ai ka rreshtuar 11 top futbollistë, ndërsa ka deklaruar se ai do të ishte trajneri i tyre.

Ibrahimovic nuk e ka përfshirë yllin portugez Cristiano Ronaldo në të dhe kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme pasi nuk ka shumë simpati për të, por çuditërisht ai ka lënë jashtë këtij formacioni Lionel Messin.

ortieri më i mirë për të është Gianluiggi Buffon me të cilin Zlatani ka luajtur së bashku te Juventusi.

Ndërkohë mbrojtja përbëhet nga Cafu në të djathtë dhe miku i tij më i mirë në futboll Maxwell në të majtë, derisa qendrën e mbrojtjes ia ka besuar dyshes italiane Alessandro Nesta dhe Fabio Canavaro.

Në repartin e mesfushës zënë vend tre futbollistë me Pavel Nedved, Patrick Vieira dhe Xavi Hernandez.

Ndodh edhe kjo – Leonora Jakupi këndon ‘live’ këngën e Adelina Ismailit në emisionin “Shiko kush luan”

Ndërkohë sulmi duket i frikshëm, pasi Ibra e ka vendosur atë mbrapa sulmuesve Zinedine Zidanen.

Ndërkohë dy sulmuesit kryesor janë braziliani Ronaldo dhe ikona argjentinase Diego Armando Maradona.

TAGS