Ibrahimovic nuk ka të ndalur, shikoni çfarë ka bërë tani

Ibrahimovic nuk ka të ndalur, shikoni çfarë ka bërë tani

Ibrahimoviç ka lindur për të thyer rekorde.

Zlatan Ibrahimoviç luajti mbrëm kundër Bologna një ndeshje që sdo e harrojë lehtë. Në këtë ndeshje Ibra i bëri të gjitha, shënoi gol, asistoi për shokun e skuadrës, por edhe autogol, në këtë rast duke shënuar në portën e tij.

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Ibrahimoviç këtë e di shumë mirë. Me golin e shënuar ndaj Bolognas ai u bë lojatri i 4-t më i vjetër që ka shënuar në Seria A.

Vetëm 40 vjeç e 23 ditë është lojtari që arrinë të shënojë në kampionatin italian, duke treguar se mosha për sulmuesin suedez është thjeshtë një numër.

Futbollisti që mban rekordin është Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.

Pas tij është legjendari Silvio Piola që gjeti rrugën e rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.

I treti është Pietro Vierchowod që arriti të shënojë gol në moshën 40 vjeç e 47 ditë.

I katërti është pikërisht Ibra që shënoi gol ndaj Bolognas mosha e të cilit është 40 vjeç e 23 ditë. Me formën që sulmuesi suedez ka treguar pavarësisht moshës, pas një viti mund të rrëmbejë vendin e parë, nëse vazhdon të luajë në këtë nivelë në Seria A.

TAGS