Ia zuri hyrjen me veturë, fermeri e bllokon BMW-në me rrethoja

Ia zuri hyrjen me veturë, fermeri e bllokon BMW-në me rrethoja

Shpesh kemi mundur të hasim raste ku vozitësit i parkojnë vendet e tyre në vendet ku nuk lejohet.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Uells, ku iu është bllokuar hyrja e pronës një fermeri.

Ai i zemëruar nga veprimi kishte marrë masa ndaj shoferit, duke ia rrethuar makinën e tipit “BMW” me rrethoja.

Kjo ngjarje u raportua edhe nga mediat britanike.

Këshilltarja nga Partia e Gjelbër, Emily Durrant, e cila e përfaqëson Lanngorsin në Uells, tha se turistët duhet t’i respektojnë hapësirat natyrore ku punohet

“Është mrekulli të mirëpritet secili në Uells në këndin tonë të parajsës, por ju lus të mos bëheni budallenj dhe të parkoni vetura para portave të fermave”.

Durrant shtoi se vendet e fermerëve janë vende të punës.

“Është hapësirë pune, jo vetëm vend zbavitës. Kur fermerët nuk mund të arrijnë te gjedhet e tyre, kjo i bën paksa të zemëruar. Me të drejtë”.

TAGS