Ia del Lionel Messi

Ia del Lionel Messi

Messi është rikuperuar dhe është ftuar për ndeshjen që Barcelona e zhvillon nga ora 16:15 me Espanyolin.

Lionel Messi ia ka dal. 10-shi magjik i Barcelonës, i cili u lëndua me Argjentinën ditë më parë, është rikuperuar me kohë dhe është gati për sfidën me Espanyolin, raporton Gazeta Express.

Barça ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës dhe është përfshirë edhe 31-vjeçari, edhe pse Ernesto Valverde dha sinjale se s’do të rrezikojnë me argjentinasin, i cili mund ta nisë sfidën nga stoli.

Messi po kalon një tjetër sezon magjik.

Në 37 paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar 39 gola, 29 prej tyre në La Liga në 26 paraqitje. /Gazeta Express/

TAGS