I shkriu zemrën, Xheri publikon fotografinë e parë me mbesën e saj Poem Blu

I shkriu zemrën, Xheri publikon fotografinë e parë me mbesën e saj Poem Blu

Ledri bashkë me partneren Sarën dhe vajzën, Poem Blu kanë ardhur nga Gjermania në Kosovë.

E mbesës së vogël gjyshërit Agron dhe Xheraldina Vula i organizuan një pritje si në përralla.

Ata u kujdesën deri në detajin e fundit për t’i uruar mirëseardhje vogëlushes. Sot gjyshja Xherladina ka ndarë emocionet e saj për takimin me mbesën. Ajo ka publikuar imazhin e parë ku shihet duke mbajtur në duar Poem Blu.

“Dhe ajo arriti, e shkriu zemrën time dhe e bëri të rrahë më një ritëm tjetër”, është përshkrimi që i ka lënë kësaj fotografie të ëmbël.
Pa dyshim se të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet që ka marrë ky postim. Poem Blu erdhi në jetë më 14 dhjetor të vitit 2020 në një sptial në Gjermani.

Sara ditë më parë ka treguar eksperiencat që i përjetoi gjatë lindjes. Ajo ndjekësve të saj u ka treguar se ka pasur një lindje natyrale e cila ka zgjatur 12 orë, si dhe ka bërë të ditur se e të voglën e ushqen me qumështin e gjirit.

TAGS