I grumbulluar edhe Ibra, Suedia publikon listën për sfidën ndaj Kosovës

I grumbulluar edhe Ibra, Suedia publikon listën për sfidën ndaj Kosovës

Kosova do të përballet më datën 9 tetor ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kombëtarja skandinave, ka bërë publike edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë takim, teksa bie në sy prezenca e liderit të Milanit, Zllatan Ibrahimoviç.


Edhe pse momentalisht Ibra është i dëmtuar, te Suedia shpresojnë që ai të rikuperohet dhe të kontribuojë për kombëtaren tij.

Suedia pas katër ndeshjeve të zhvilluara ka nëntë pikë të grumbulluara dhe zë vendin e dytë në grupin B të kualifikueseve. Vlen të theksohet fakti se pas Suedisë, Kosova do të ndeshet me 12 tetor ndaj Greqisë./PanoramaSport

TAGS